Horoskopi për muajin korrik: Çfarë thonë yjet për dashurinë, punën dhe paratë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 12:50 | Nga

Dashi

Gjatë muaji Korrik, të lindurit e kësaj shenje do të jenë fleksibël dhe të gatshëm për të përballuar ndryshimet që mund të vijnë. Këtë muaj mund të krijohen mundësi për afrimitet me të lindurit e shenjave Peshorja, Luani dhe Ujori. Ky muaj do të jetë me shumë lëvizje dhe të reja. Do të jetë periudha që do sjellë ndryshime të rëndësishme. Ju të dashuruarit duket jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet të lejoni aspak të tjerët të ndërhyjnë tek jeta juaj. Komunikimin duhet ta mbani sa më të fortë me partnerin. Shëndeti nuk do jetë i keq, por javën e dytë duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Financat do varen shume nga puna dhe do kenë përmirësime nga java në javë. Në punë do ndodhin gjëra me të vërtetë të bukura dhe askush nuk do mund t’iu frenojë dot të arrini objektivat.

Demi

Misioni i muajit Korrik për të lindurit e kësaj shenje do jetë rinovimi në të gjitha aspektet. Do shfaqen disa sfida para jush me të lindurit e shenjave të Akrepit dhe Ujorit. Këtë muaj duhet të tregoheni më të ekuilibruar me nervat. Ky muaj për ju nuk është i gjithë për të pushuar. Kjo verë do ju gjejë disi nervozë dhe të tensionuar. Maturia dhe mençuria do jenë tiparet për ju gjatë këtij muaji, të cilat do ju bëjnë të ecni në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do jeni tradicionale dhe nuk do provoni shumë gjëra të reja. Beqarët do ftohen nëpër parti dhe festa të ndryshme dhe atje mund të takojnë persona nga më të ndryshmit. Përveç ndonjë alergjie te vogël stinore nuk keni për të ndierë asnjë lloj shqetësimi këtë muaj sa i takon shëndetit. Në punë do iu jepet mundësia të provoni eksperienca të reja më stimuluese se më parë.

Binjakët

Ky muaj do të jetë për të lindurit e kësaj shenje i dobishëm për t’u përballur me sfidat e papritura. Mundësi për raporte të reja me të lindurit e shenjave të Dashit, Luanit dh Shigjetarit. Mërkuri do jetë në favorin tuaj dhe do jetë guida juaj e muajit. Ky për juve do jetë muaji i ekuilibrave. Do jeni pafundësisht kureshtarë gjatë këtij muaji dhe do kërkoni të mësoni sa më shumë gjëra. Do zbuloni edhe disa sekrete. Të dashuruarit do e mbështesin pafund njëri-tjetrin. Beqarët do njihen me persona me zemër te madhe. Shëndeti mund te ketë vetëm disa shqetësime te vogla e asgjë me shume sesa aq. Financat do jenë shumë më të mira nga një muaj më parë. Në punë do ju duken gjërat me interesante dhe do e bëni gjithçka me dëshirë.

Gaforrja

Ky do të jetë muaji i zgjedhjeve për të ndjekur drejtimin që ju dëshironi në jetë. Këtë muaj ofrohen mundësi për raport me të lindurit e Akrepit, Bricjapit dh Peshqit. Yjet kanë rezervuar për ju një muaj me transformime të mëdha. për të lindurit e kësaj shenje, do të jetë muaj i mirë. Mund të thuhet se ka ardhur momenti juaj. Nëse keni një lidhje mirë është të mos tregoheni shumë të pavarur këtë muaj dhe të mos bëni gjera sipas mendjes tuaj. Për beqarët me shumë gjasë do ndodhin disa takime. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe. Në pune do e bëni gjithçka me shumë dëshirë dhe vendosmëri.

Luani

Misioni juaj për muajin Korrik është bashkëpunimi. Një muaj i dobishëm për punët në skuadër. Keni sfida me të lindurit e Demit, Akrepit dhe Ujorit. Mundësi për raporte të reja me të lindurit e shenjave Dashi, Binjakët dhe Peshorja. Ky do të jetë një muaj me ulje-ngritje për juve. Marsi vijon të jetë në oponencë me të lindurit e kësaj shenje. Ju të dashuruarit do kaloni një muaj mjaft pozitiv. Për beqarët mund të fillojë diçka e re në punë midis kolegësh. Shëndeti nuk do jetë perfekt, por shqetësimet do jenë të vogla dhe jo për gjëra alarmante. Në punë më të privilegjuarit do jenë: gazetarët, shkrimtarët si dhe biznesmenët e rinj.

Virgjëresha

Misioni juaj për këtë muaj është përqendrimi për të qenë produktivë. Gjatë Korrikut lindin mundësi për raporte të reja me të lindurit e Gaforres, Peshores dhe Akrepit. Ky muaj është vërtetë mjaft i rëndësishëm për juve. Mbase është më i rëndësishmi i viti sa i takon aspektit profesional për juve. Që të mos pendoheni më mirë tregohuni të matur dhe parashikojini gjërat gjatë këtij muaji. Shëndeti nuk do jete i keq, por më mirë tregohuni të kujdesshëm dhe mos e teproni me asgjë. Edhe beqarët, vërtet mund te lodhen pak se kërkuari, por do arrijnë ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Gjendja e financave do lërë për të ndërkohë në punë nuk do e dini shumë mirë rrugën që duhet të ndiqni.

Peshorja

Këtë muaj të lindurit e kësaj shenje do të jenë mjaft grintozë dhe do të arrijnë objektivat e tyre. Në horizont raporte të reja me të lindurit e Gaforres dhe Bricjapit. Korriku do jetë një muaj vërtetë mjaft interesant për juve. Mërkuri dhe Marsi do të jenë në favorin tuaj. Një muaj vërtetë i mirë ku do të jeni mjaft në humor. Ju të dashuruarit do keni frikë të guxoni apo të bëni propozimet sepse do ju duket sikur nuk jeni në lartësinë e atij që keni në krah. Beqarëve do ju ndodhin gjëra vërtet interesante dhe emocionuese. Shëndeti mund të ketë shqetësime te vogla nga barku dhe nga koka, megjithatë asgjë nuk duhet kaluar pa bërë kontrolle. Financat nuk do përkeqësohen nëse tregoheni të kujdesshëm. Në punë do jeni më të hapur dhe do e shfrytëzoni pafundësisht çdo mundësi që do iu jepet.

Akrepi

Për të lindurit e kësaj shenje ky do të jetë muaji i vetëkontrollit. Asgjë nuk mund t’ju shpëtojë këtë periudhë. Me të lindurit e Dashit, Gaforres dhe Virgjëreshës mundësi raportesh të reja në horizont. Ky muaj do të jetë pak i komplikuar për të lindurit e kësaj shenje në të gjtiha aspektet. Tensioni mund të karakterizojë Korrikun. Planetët do ju ndihmojnë mjaft gjatë këtij muaji për të arritur atë që dëshironi. Ju të dashuruarit do keni një marrëdhënie shumë të mirë me partnerin. Beqarët do njihen me persona të rinj. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Me financat do merreni më seriozisht dhe nuk do keni tronditje të mëdha ndërkohë puna ecën mirë.

Shigjetari

Ky muaj do të jetë i dobishëm për pak ndryshime në të gjitha aspektet për të lindurit e kësaj shenje. Sfida në horizont me të lindurit e shenjës Binjakët, Virgjëreshës dhe Peshqit. Këtë muaj do të kaloni disa periudha tranzitore për çështje të ndryshme. Marsin do ta keni në favorin tuaj. Nëse jeta juaj në çift është disi e trazuar, këtë muaj do përdorni çdo lloj mënyre për t’u ndier më të qetë dhe më të çliruar. Beqarët do jenë më guximtarë dhe nuk do kenë frikë të lëvizin çdo gur për të tërhequr pas vetes personat që pëlqejnë.  Shëndeti mund të ketë disa shqetësime gjatë javës së parë dhe të dytë që do lidhen me shumë me klimën dhe alergjitë. Për të mos pasur probleme financiare vazhdoni të bëni llogari dhe të mendoni më shumë për të ardhmen. Në punë çdo gjë do ndodhë si me magji.

Bricjapi

Besimi do të karakterizojë këtë muaj të lindurit e kësaj shenje. Një muaj plotë besim për të jetuar më mirë. Parashikohen sfida me ata persona të shenjave të Gaforres dhe Peshores. Do të jetë një muaj me shumë lëvizje dhe goditje të papritura. Nëse jeni në një lidhje mirë është të kontrolloni disa fjalë dhe të mos përballeni për gjithçka me partnerin pasi vetëm ashtu marrëdhënia mes jush mund të mbetet e mirë. Beqarët do kenë takime, por vetëm javën e tretë do mendojnë të afrohen edhe më shumë me dikë. Nëse shpenzimet i kryeni me maturi dhe nuk mendoni vetëm për momentin, gjendja e financave nuk do ketë tronditje. Në punë do iu jepet një detyrë sipas formimit që keni marrë dhe nuk do mund të mos ia dilni mbanë.

Ujori

Rinovimi do të jetë kryefjala për të lindurit e kësaj shenje për muajin Korrik. Do të gjendeni përballë sfidave me të lindurit e Demit, Luanit dhe Akrepit. Ky do të jetë një muaj disi i mërzitshëm por mjaft i rëndësishëm për juve. Nëse keni një lidhje dhe ka kohë që gjërat nuk do ecin si duhet, më mirë gjeni një moment dhe sqaroni gjithçka me partnerin. Sido që të jetë përfundimi do ndiheni më të qetë. Ju beqarëve do ju lidhë puna me disa persona dhe duke qëndruar kohë bashkë mund të fillojnë të lindin shkëndijat e para të dashurisë. Financat nuk do kenë probleme nëse dëgjoni këshillat. Në punë më fatlumët do jenë mjekët dhe personeli mjekësor.

Peshqit

Mendimet pozitive do të karakterizojnë të lindurit e kësaj shenje këtë muaj. Me të lindurit e shenjave Binjakët dhe Shigjetari pritet të keni sfida. Këtë muaj do të kalon një fazë mjaft të rëndësishme të jetës suaj. Një fazë ku do të vini pikat mbi “i” për shumë çështje rreth së ardhmes. Ju të dashuruarit për fat do keni mundësi të kaloni më shumë kohë me partnerin e të sqaroni edhe mosmarrëveshjet. Të dy palët keni bërë gabime. Ju beqarët që i keni humbur shpresat tek dashuria dhe përjetoni rrahje të forta zemre. Gjendja e financave nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe gjithçka për fajin tuaj. Në punë duhet të rishikoni strategjitë e ndjekura deri më tani dhe të ndiqni rrugët më të shkurtra për të arritur atje ku doni të arrini prej kohësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme