Është mbajtur ceremonia e varrimit me nderime ushtarake në Egjipt për ish-presidentin Hosni Mubarak, i cili vdiq të martën në moshën 91 vjeçare.
Presidenti aktual, Abdul Fattah al-Sisi, u pa së bashku me djemtë e Mubarak, Alaa dhe Gamal, në kortezhin mortor prapa arkivolit i cili u dërgua në xhaminë Field Marshal Tantawi në Kajro.
Qeveria ka shpallur tre ditë zi kombëtare.
Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit nga viti 1981 deri në rrëzimin e tij nga froni, në atë që u bë e njohur si revolucioni i Pranverës Arabe.
Ai ishte lideri i parë që u përball me gjykim pas kryengritjeve që përfshinë këtë rajon.
Pasi u përball me gjyqin ai kaloi gjashtë vjet i ndaluar për një mori çështjesh duke filluar nga raste të korrupsionit deri tek vrasja e protestuesve – revolta 18 ditore që tronditi botën.
Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u shfajësua nga akuzat përfundimtare për vrasje.
Kryengritjet e Pranverës Arabe tronditën regjimet autokratike në të gjithë Lindjen e Mesme.