Besnik Tahiri, zëvëndëkryeministër i Kosovës, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se gjatë këtij takimi është informuar se kjo industri është në gjendje të rëndë, ku numri më i madh i punëtorëve është në sektorin privat.
Tahiri tregoj edhe katër kërkesat urgjente që kërkuan këta përfaqësues nga Qeveria.
Ky është postimi i plotë:
Sot kam takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga drejtori ekzekutiv, Z. Visar Demolli, kryetari i Bordit, Prof. Dr. Hysen Sogojeva, dhe anëtarët Prof. Dr. Alberta Tahiri, Z. Afrim Muqiqi, Z. Flamur Bahtjari dhe Z. Hamdi Bytyqi
Në takim u informova se kjo industri, e cila ka të punësuar numrin më të madh të punëtorëve në sektorin privat, është në gjendje të rëndë. Ata kërkuan që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh katër kërkesa urgjente:
1. Zgjatja për dy (2) orë e orarit të punës;
2. Përcaktimi i një manuali të saktë të organizimit të ahengjeve familjare (që është duke ndodhur pa ndal) në mënyrë që të mundësohet që ngjarjet familjare të jenë të ligjshme dhe formale, dhe jo siç po ndodhin tani;
3. Kthimi në normalitet në aeroport, fluturime me orare të rregullta;
4. Program i veçantë për këtë sektor në programin e Qeverisë për Rimëkëmbje Ekonomike.
Në takim theksova që Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet në ruajtjen e shëndetit publik dhe do të adresojë kërkesat e këtij sektori me rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit.