Hoti: 570 persona janë të shtrirë në spitale, kemi vetëm edhe 130 shtretër të lirë

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se janë të shqetësuar për mosrespektimin e masave në disa raste.

Ai ka thënë se shqetësim të njëjtë ndajnë edhe për punën e Policisë dhe Inspektoratit në raste konkrete duke shtuar se ka pasur ngjarje sportive e protesta në Prishtinë.

Ai thotë se janë 570 persona të shtrirë në spitale regjionale dhe QKUK dhe në dispozicion janë vetëm 700 krevate.

Hoti ka thënë se tri instrumentet e vetme që mundësojnë menaxhimin e situatës është mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës personale.

Ai thotë se nga ekspertet është bërë me dije që këto tri masa janë bazike që duhet të respektohen derisa nuk zbulohet vaksina.

Hoti ka thënë se në këtë drejtim inspektorati dhe policia duhet ta bëjnë punën e tyre, duke shtuar se Inspektorat

“Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe mos angazhimin e nevojshëm të inspektoratit dhe policisë në raste konkrete, kemi pas në disa raste ngjarje sportive dhe protesta që janë organizuar dhe organet përkatëse duhet të marrin përgjegjësi”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se po bëjnë të pamundshëm që brenda shërbimit spitalor të kenë kapacitete shtesë.

Hoti ka thënë se janë duke punuar edhe me spitale private në rast nevoje.

Hoti ka thënë se do të takohet me gastronomet duke shtuar se vëmendja e tyre është në ruajtjen e shëndetit publik.

“Ne kemi dërguar në Kuvend edhe ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Unë i falënderoj deputetët që i kanë përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare. Sa i përket gastronomeve unë i kuptoj në pozitën e vështirë që janë. Unë do t’i takojë ata në ditët e ardhshme, ne jemi me ta por vëmendja jonë është në ruajtën e shëndetit publik”, ka thënë ai.

Drejtori i shërbimit spitalor Valbon Krasniqi ka thënë se deri më tani kanë arritur të vënë në dispozicion 700 shtretër.

Ai ka thënë se varësisht nga situata do të destinojnë klinika të caktuara varësisht nga nevoja.

Krasniqi ka thënë se janë duke bërë vazhdimisht thirrje për respektim të masave.

“Ne jemi të obliguar edhe me ligj që të ofrojmë edhe shërbime për pacientët tjerë. Krahas riorganizimit ne duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për pacientët me sëmundje tjera”, ka thënë ai


Të ngjashme