Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme e ka nënshkruar peticionin e nisur nga këshilli i qytetarëve të Rahovecit për autostradën e Dukagjinit.
Hoti përmes Facebook ka thënë se peticioni përfshinë qëndrimin e LDK-së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Para ndërtimit të saj komunat nga bie kjo autostradë, kanë prioritete tjera, në veçanti zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore nga Radiniqi, impiantet e ujërave të zeza për të mbrojtur Drinin e Bardhe nga Klina deri në Prizren, funksionalizimi i hekurudhës nga Klina në Prizren dhe subvencionimi më i mirë i bujqve dhe blegtorëve” – ka shkruar Hoti.