Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, ka lënë ndërtesën e Kuvendit ku po mbahet seanca në të cilën pritet votimi i mocioni për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministri Hoti partia e të cilit ka ngritur mocionin e mosbesimit është parë duke shkuar në drejtim të zyrës së tij në objektin e Qeverisë.