Hoti dhe Likaj vënë gurthemelin e shkollës “Tre Dëshmorët”

| 07 Dhj 2020 | 15:00 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mori sot pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme e Ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin, të komunës së Rahovecit.

Me këtë rast, kryeministri Hoti uroi nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve të kësaj shkolle të re.

“Besoj që është një shkollë që do t’i shërbejë më së miri komunitetit në këtë pjesë, dy fshatrave, me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Unë ju lus që të kujdesemi që edhe sallat e tjera dhe oborrin e shkollës, si dhe fushat e tjera përcjellëse të jenë të kompletuara, për të ofruar kushte të njëjta të mësimit si këtu, si në çdo shkollë tjetër gjithandej nëpër Kosovë”, u shpreh Hoti.

Kryeministri tha se shpreson që kompania t’i kryejë me kohë punimet në mënyrë që prerja e shiritit inaugurues të bëhet verën e vitit të ardhshëm.

Të ngjashme