Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhuruar gjak, në mënyrë që plazma e tij tu shpërbejë qytetarëve për tu trajtuar nga Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Hoti ka qenë i infektuar me Covid-19 në gusht të vitit të kaluar.
“Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona”, tha Hoti.