Hoti: Dialogu në Bruksel plotësisht i koordinuar me ShBA-në

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë që është duke u zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së është plotësisht i koordinuar me ShBA-në.

Hoti e ka bërë të qartë se procesi i dialogut me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është duke u zhvilluar në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Procesi i dialogut që është duke u zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së është plotësisht i koordinuar me ShBA-në”, deklaroi Hoti në adresimin për media pas vizitës së tij në spitalin e FSK-së.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur se edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtar dhe se sipas tij, pa mbështetjen ndërkombëtare Kosova nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë.

“Çdo anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare bëhet gjithmonë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar. Kjo është e vërteta. Ne jemi dakorduar që në këtë proces të rrugëtojmë bashkë sepse e dimë që po nuk e patëm këtë mbështetje nuk mund të çojmë përpara këtë agjendë të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, deklaroi Hoti.

https://vimeo.com/442295134

Të ngjashme