Zëvendëskryeministri i parëvnë Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Zëvendëskryeministri Hoti ka njoftuar delegacionin gjerman për prioritetet, proceset e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, dhe sfidat të cilat po e presin Qeverinë e re.
Ndërsa, Zëvendëspresidenti Wieland ka ofruar mbështetje në lidhje me agjendën evropiane dhe proceset integruese të shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu, Wieland shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson, për përkrahje në zhvillimin e komunave, duke mundësuar kësisoj binjakëzime të komunave tona me komunat e ndryshme nga Gjermania.