Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, priti z.Rasim Demiri, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i koalicionit VAKAT, me ç’rast atij dhe komunitetit boshnjak ua uroi këtë ditë të veçantë.
“E vlerësoj kontributin e komunitetit boshnjak në shtetndërtimin e Kosovës, po ashtu e vlerësoj edhe traditën e jashtëzakonshme të bashkëjetesës dhe të harmonisë në diversitet etnik, religjioz e kulturor që ka vendi ynë”, tha kryeministri Hoti.