Hoti flet sot para gazetarëve pas kthimit nga Brukseli

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë sot konferencë për media në ora 11:00, në objektin e Qeverisë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kjo konferencë vjen pas vizitës së tij në Bruksel.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel do të mbajë konferencë për media, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimi të tij atje ai është takuar me liderët evropianë, si me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduan për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Hoti u takua edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Ai diskutime pati edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ata biseduan edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente.

Të ngjashme