Hoti ftohet të raportojë në Kuvend të premten për dialogun në Bruksel

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 15:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të raportojë të premten në lidhje me raundin e fundit të dialogut me Serbinë, të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se ftesa është bërë pas letrës që ka marrë nga Hoti, ku ai ka shprehur gatishmërinë për të raportuar.

“Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Kuvendit që të kemi raportim nga kryeministri dhe tani pasi që e morëm letrën nga ai dhe pas konsullatave që kam marrë nga kryesia, kemi vendosur që ky raportim të bëhet të premten në ora 12:00 besoj se do ra kemi raportimin e kryeministrit Hoti, pasi që kemi shumë tema përpara siç është Telekomi e tema tjera”, u shpreh Osmani.

Hoti, javën e kaluar, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.

Takimi ka qenë i pari i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, qysh në fund të vitit 2018.

Të ngjashme