Hoti: Gërmimi nuk është lajm, gjetja është – të ndalet përhapja e panikut për personat e zhdukur

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve mediatike lidhur me gërmimet në Burgun e Dubravës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe shqetësuese për shkak të trajtimit sensacionalist, shkruan Ekonomia Online.

Ai theksoi se procesi është tepër i ndjeshëm dhe se njoftimet duhet të jepen vetëm kur ka gjetje konkrete. Hoti kërkoi nga mediat që të shmangin përhapjen e panikut dhe të respektojnë informimin zyrtar, në mënyrë që të ruhet serioziteti dhe dinjiteti i familjeve të personave të zhdukur.

Të ngjashme