Hoti godet Kurtin: Kryeministër a është Vuçiqi i njëjti për të cilin na akuzoni, me Vuçiqin që po takoheni në Bruksel

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka folur kundër marrëveshjes së Washingtonit, ndërsa ka kritikuar opozitën se ia kanë hapur derën presidentit serb në SHBA,  e deputetët e opozitës i ka quajtur qesharak, e kryeministrit o ka replikuiar ish-kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Përderisa kryeministri Albin Kurti po kundërshtonte marrëveshjen e Washingtonit, ka përdorur edhe gjuhë të pa përshtatshme ndaj kolegëve të opozitës të cilët i ka quajtur edhe qesharak.

Ai akuzoi Hotin se “i hapi portën e Shtëpisë së Bardhë, Aleksandër Vucici, presidentit të Serbisë” duke e cilësuar si “efektin e menjëhershëm të marrëveshjes”.

E ndaj kësaj ka reaguar, ish-kryeministri Hoti, i cili ka pyetur Kurtin se a është presidenti serb i njëjti me të cilin po takoheni në Bruksel.

“Kryeministër a është presidenti i Serbisë, i njëjtë me atë që na akuzoj kryeministri se ia paskam hapur derën”, tha Hoti.

Të ngjashme