Kryeministri Avdullah Hoti tha se kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj është pajtuar me marrëveshjen që u nënshkrua sot në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit amerikan Donald Trump.
Ishte i pari i AAK’së që paralajmëroi sot daljen nga koalicioni qeverisës pasi sipas tij, nuk kishte marrë mirëkuptimin e Hotit për heqjen e çështjes së Liqenit të Ujmanit nga marrëveshja.
“Sa i përket deklarimit të z,.Haradinajt… Brenda koalicionit, ka konfrontime të argumenteve por në fund z. Haradinaj u dakordua me marrëveshjen dhe e përshëndeti atë”, tha Hoti.
Më vonë marrëveshja u përshëndet nga Haradinaj, i cili tha se e mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, aty nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit.