Hoti: Holokausti na kujton se heshtja përballë padrejtësisë çon në tragjedi të pakthyeshme

Prishtinë | 27 Jan 2026 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përkujtuar Holokaustin, duke thënë se kjo ngjarje na kujton se heshtja përballë padrejtësisë çon në tragjedi të pakthyeshme.

“Sot përkujtojmë Holokaustin, një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore, ku mbi gjashtë milionë hebrenj u vranë nga regjimi nazist, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre. Kujtesa nuk është vetëm respekt për viktimat, por edhe përgjegjësi morale për të tashmen dhe brezat e ardhshëm. Holokausti na kujton se heshtja përballë padrejtësisë çon në tragjedi të pakthyeshme. Të mos harrojmë kurrë. Që historia të mos përsëritet”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme