Kryeministri Avdulla Hoti është shprehur i bindur se me Serbinë nuk ka më dialog teknik, por vetëm politik me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, raporton Ekonomi Online.
Hoti pas takimi me kreun e PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha tha se shumë shpejt do të emërojë një koordinator për dialogun.
Hoti ka njoftuar se të enjten në Bruksel do të udhëtojë Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut.
“Ky proces i dialogut ka filluar pas më shumë se 20 muajsh. Qëllimi final i procesit të dialogut është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”.
“Dialogu është vetëm politik për njohje reciproke, të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë koordinatori për dialog të cilin do ta emërojmë së shpejti. Dialog teknik nuk ka, por ka vetëm politik”.