Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar Vjosa Osmanit e cila atë e ka cilësuar si arrogant.
Hoti ka thënë se Osmani e kupton që është gabim, vetëm pas tri vjetëve, raporton Ekonomia Online.
“Besoj që jam personi i fundit me më quajt arrogant, mund të kem të meta tjera por jo arrogant”.
“Mund të numëroj 119 deputetë të Kuvendit mund të kryejnë̈ punën më mirë se zonja Osmani, zonja Osmani mund të kuptoj pas tri vjetëve që është gabim”, ka thënë Hoti.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, të martën ka thënë se me LDK-në i ka ndarë rrugët, ndërsa Hotin e ka cilësuar arrogant.