Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit ai ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti, kur partia e tij i rrokulliste kamionët me mallra që vini nga Serbia, raporton Ekonomia Online.
Por tash sipas tij, importi nga Serbia është rritur për 30%, kurse nga Shqipëria është zvogëluar për 10%.
“Nëse shihet importi me vende të regjionit në muajin gusht nga Shqipëria janë zvogëluar importet në 10% ndërsa nga Serbia janë rritur 30%”.
“Ka pasur ekonomi të rregullt edhe kur i keni përmbysur kamionët nga Serbia. Për rastin e naftës në vitin e kaluar janë importuar mbi 500 milionë litra. Sivjet janë importuar 500 milionë litra, 227 milion euro më shumë. Ku kanë shkuar në bilancin bankar të qeverisë. 20% të këtyre mjeteve kanë humbur. Patëm propozuar heqjen akciza dhe zvogëlimin e TVSh-së”.

Hoti thotë se qeveria ka thelluar deficitin tregtar për 3 miliardë euro.
“Në bazë të të dhënave të ASK, janar-gusht 2022 krahasuar me vitin e kaluar, eksportet janë rritë për 150 milionë por importet janë rritë me 800 milionë, deficit tregtar është shkuar në 3 miliardë, rritje në 56 për qind krahasuar me vitin paraprak. Besoj që këtu ia keni thy ni rekord vetes.