Shkodran Hoti nga PSD-ja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ideja e një qeveri tranzitore me në krye me Murat Jasharin, e propozuar nga VV-ja, po të mos ishte loje politike, do të ishte thjeshtë patetizëm.
Postimi i plotë:
Ideja e një qeverie tranzitore me në krye Murat Jasharin, e dhenë nga përfaqësues të VV’së, po të mos ishte lojë politike e mbushur me hipokrizi, do të ishte thjesht patetizëm.
Fillimisht, një ndër argumentet që VV e ka përdorur kundër Avdullah Hotit është fuqia elektorale e tij. Thonin se nuk bën për shkak se nuk është prej më të votuarve në LDK. Kurse tani propozojnë dikë që nuk i është nënshtruar fare procesit zgjedhor.
Së dyti, nëse përdoret si argument që Murati i përket familjes Jashari dhe për ketë qenka person i duhur si kryeministër tranzitor, kjo s’është aspak politike. Për me tepër, VV vazhdimisht ka kritikuar qeverisjen e Bekim Jasharit në Skënderaj, dhe nuk është kursyer nga asnjë lloj akuze ndaj Ramush Haradinajt, familjar i dy dëshmorëve. Prandaj keqpërdorimi i familjarëve të dëshmorëve për kalkulime politike nuk është fare politik. Madje është i gërditshëm, në secilin moment dhe nga kushdo që bëhet.
Dhe së treti, dihet mirë që VV dikur pati hezituar ta votonte për President Adem Demaçin, i cili megjithatë ka pasur një veprimtari politike, e madje qëndrime të afërta me VV’në e asaj kohe. Po ashtu, VV ka qenë shumë e zëshme për zgjedhjen e Atifete Jahjagës si presidente me vonë, duke e quajtur “presidente të zarfit”. Çfarë ndodhi sot? A është shndërruar politika e VV’së në një “politikë zarfash”?