Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar, sipas tij “mosorganizimin” mes kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.
Ai ka thënë se Qeveria aktuale duhet të rrëzohet për një qeveri të re.
Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë për KRYEMINISTËR.
Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.
Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn.
Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin.