Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për ecurinë e bisedimeve të partisë së tij me Vetëvendosjen.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se nuk ka zvarritje në arritjen e marrëveshjes mes këtyre dy partive.
Ai thotë se LDK dhe VV janë pajtuar për numrin e ministrieve, e po ashtu edhe për programin për zhvillim ekonomik.
Hoti ka treguar se edhe cilat do të jenë temat që do të diskutohen gjatë ditëve në vijim.
Postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.
Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve.
Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme.
Jam i bindur se mund ta permbyllim marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.
Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike.