Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, në seancën plenare të Kuvendit, ka thënë se për shkak të inflacionit, buxheti i familjeve kosovare është varfëruar.
Ai gjithashtu tha se është shqetësuese mungesa e marrjes së çfarëdo mase ndaj inflacionit, raporton Ekonomia Online.
“Kemi problemin e rritjes së çmimeve. Inflacioni në qershor të këtij viti është 14%. Kjo nënkupton varfëri të buxhetit të familjeve. Shqetësuese është mungesa e çfarëdo mase. Tash çmimet kanë shkuar 14% dhe nuk merret asnjë masë”.
Tutje, Hoti tha se propozon heqjen e akcizës dhe përgjysmimin e TVSh-së.
“Prapë propozimi jonë që heqja e akcizës dhe përgjysmimi i TVSh-së do të kishte funksionuar perfekt. E dyta tek të hyrat buxhetore, por ku ke rritje të çmimeve është e qartë rritja e të hyrave reflekton rritjen e mallrave. Pse nuk vjen në kuvend rishikimi i buxhetit për të shikuar të hyrat. Janë bllokuar investimet kapitale në komuna. Viti 2022 do të jetë i humbur s i përket investimeve kapitale”, u shpreh ai.