Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar ish-komandantin e UÇK-së dhe heroin e Kosovës, Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e tij.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
“1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai është lindur me 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës ndërsa ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Zv. Kryeministri Besnik Tahiri, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin e Kosovës Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit. Lavdi!”, ka shkruar Hoti. /