Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha se kryeministri i Kosovës i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka lidhje me ekonomi.
“E keqja është që edhe ata që i ka rreth vetes së tij duket se po e mashtrojnë për këtë”, tha Hoti.
Hoti tha se në fushën ekonomike qeveria ka dështuar keq.
“Nëse nisemi nga premtimet që i kanë pasur duke filluar nga Fondi Sovran, ku planifikoheshin që të bëheshin krejt pasuritë publike të ndërmarrjeve, po ashtu edhe ato që janë në menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk shihet askund në horizont. Banka Zhvillimore koncepti nga e kaluara nuk po shihet se do të funksionalizohet, investimet kapitale që kanë qenë njëfarë stimulimi janë në pikën më të ultë. “Gjakderdhja financiare” ka vazhduar”, tha Hoti.
Ish-kryeministri i Kosovës përmendi edhe mangësi të tjera.
“Inflacioni i lartë, çmimi i energjisë u rrit dy herë gjatë këtij mandati, tatimi në pronë u dyfishua. Me këto askush nuk mund të lëvdohet”, theksoi ai në Klan Kosova.