Hoti: Lajm i kobshëm për vdekjen e dy minatorëve, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjarët

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

I mandatuari për qeverinë e re, Avdullah Hoti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të minatorëve që humbën jetën sot në Minierën e Artanës.

Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se janë të tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së bashkëqytetarëve tanë, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierë, njofton Klan Kosova

“Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës. Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit. Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve! Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn! Zoti i bekoftë familjet e tyre!”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme