Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin John Hopkins në Uashington lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kjo ligjëratë u bë me ftesë të profesorit Edward Joseph.
“Theksova se, Kosova dialogon para se gjithash me aleatët për hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces për tu siguruar se Kosova lëviz përpara në integrimet euro-atlantike, në forcimin e demokracisë, në zhvillim ekonomik që parandalon emigrimin dhe rrit standardin e jetës”.
“Progresi i Kosovës në të gjitha këto aspekte nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior, por nga veprimet tona për të ndërmarrë veprime vizionare për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti./Klankosova.tv