Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se sot janë administruar mbi 16 mijë doza të vaksinës anti-Covid-19 në Kosovë.
Htoi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes.
Postimi i plotë:
Mbi 16. 000 doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 sot në Kosovë.
Vaksinimi i shpejtë i popullatës nuk ka alternativë, aq më tepër që varianti Delta (SARS-COV 2) po përhapet shpejt tek të gjitha grupet dhe në veçanti te grupmoshat e reja.
VAKSINIMI nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër MBYLLJES!
Komplimente për Ekipin menaxhues dhe ekipet e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës!
(26/7/2021-Qendra e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë)