Gjatë ditës së sotme kryeministri Avdullah Hoti pritet të ketë një agjendë të ngjeshur, ku me fillim të ditës pritet të mbajë mbledhjen e Qeverisë, në të cilën nuk dihet se çfarë të diskutohet.
Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media bën të ditur se Qeveria e Kosovës sot do të zhvillojë një mbledhje, e cila fillon në orën 09:00.
Kryeministri i vendit më vonë merr pjesë në perurimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Haradin Bajrami”, në Magure të Lipjanit.
Teksa krejt në fund, Hoti pritet që të takohet për herë të parë me shefin e ri të Zyrës së BE’së, Tomas Szunyog.
Ky i fundit, sapo e ka filluar detyrën e tij të re në Kosovë.
Çeku Szunyog është emëruar nga Këshilli Evropian në pozitën e përfaqësuesit të ri special të Bashkimit Europian në Kosovë, krejt kjo pas skadimit të mandatit të Nataliya Apostolova.
Diplomati i ri i BE-së, siç u tha përmes një njoftimi, do të mbështet edhe perspektivën europiane të Kosovës dhe afrimin me BE’në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.