Hoti: Me buxhetin për vitin 2021 do të vazhdojmë përkrahjen për bizneset

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti, vizitoi fabrikën “MitroPlast”, që mirret me prodhimin e dyerve dhe dritareve. Ai falënderoi pronarin për mikpritjen dhe shikoi nga afër punën në këtë fabrikë.

“Sfida e pandemisë ka qenë e rëndë për çdo biznes. Kemi krijuar pakon e rimëkëmbjes për të ndihmuar bizneset dhe me buxhetin për vitin 2021 do të vazhdojmë përkrahjen. Buxheti i parë që është ndarë nga qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë 60 milion euro dhe nuk ka pasur fare procedura burokratike. Vaksinat që së shpejti do të vijnë në Kosovë do ta stabilizojnë gjendjen dhe do të hapet rruga pë të vazhduar punën e rregullt për biznese”, tha Kryeministri Hoti.

Ai theksoi se, me pakon dhe ligjin për rimëkëmbje, me qasjen më të lehtë në fondin për garanci kreditore, kemi ndihmuar që bizneset të vazhdojnë punën dhe të mos largohen punëtorët nga puna.

Të ngjashme