Hoti: Ministria e Jashtme bën kërdi me kredit kartela

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Ministria e Jashtme bën kërdi me kredit kartela.

Përmes një postimi në Facebook Hoti ka theksuar se 67,959 euro shpenzime me kredit kartelë në 2018 nuk janë arsyetuar siç kërkohet ligjërisht.

Postimi i plotë i Hotit:

Ministria e Jashtme bën kërdi me kredit kartela

• 67,959 euro shpenzime me kredit kartelë në 2018 nuk janë arsyetuar siç kërkohet ligjërisht. Pas draft-raportit të auditorit, Ministria i ka arsyetuar vetëm 39,087 euro.

• 5,600 euro të shpenzuar me kredit kartelë, në pamundësi të arsyetimit të shpenzimeve, ai që i ka shpenzuar i ka kthyer para të gatshme.

• 6,000 euro avanc për udhëtim zyrtar i tërhequr në 2017 nuk ishte arsyetuar fare. Sivjet auditori e zbulon, dhe mjetet janë kthyer në thesar. Po sikur auditori të mos e zbulonte???? Edhe sa avance të tjera mund të jenë të paarsyetuara, të cilat auditori nuk ka arritur t’i përfshijë në mostrën e avanceve të auditouara???

Shihni vetë raportin e auditorit të përgjithshëm. Kjo nuk do të mbetet me kaq.

DREJTËSIA DO TË VENDOSET, SADO E VONUAR.

Të ngjashme