Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se trendi i mirë në inkasimin e të hyrave është duke vazhduar.
Sipas tij në muajin gusht, janë shënuar të hyra rekorde, dogana ka inkasuar 115 milionë euro, ndërkohë rritja është mbi 15% në tërësi, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Hoti tha se nga ana tjetër ka vazhduar trendi i ulët për shpenzime kapitale. “Deri më tani janë shpenzuar vetëm një e treta e mjeteve të parapara”.
“Tek shpenzimet gjatë kësaj periudhe kemi shpenzuar 967.8 milionë euro, që është 5.7 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të gjitha shpenzimet po shkojnë sipas planifikimit me një rritje me të ngadalshme të mallrave dhe shërbimeve për shkak të vendimeve që kemi marrë me herë
Këto informata Hoti i dha në mbledhjen e Qeverisë, pas kërkesës së kryeministrit Mustafa lidhur me performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.
Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa ka thënë se duhet të marrin masa që të rritet shpenzimi i mjeteve kapitale, pasi që janë shumë vonë për të shpenzuar vetëm një të tretën e shpenzimeve, duke shtuar se “këto shpenzime duhet të jenë racionale”.