Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ndalja e “gjakderdhjes financiare” nga pushteti ka qenë veçse një mashtrim i tyre.
Në një postim të bërë në Facebook, Hoti ka thënë se kurrë s’ka pasur kaq shumë shpenzime për ndërmarrje publike, ndërsa shton se ka zero transparencë për to nga qeveria.
“Zero transparencë për shpenzimet e taksave të qytetarëve. Tri herë kam bërë pyetje parlamentare se ku janë shpenzuar 520 mil euro për ndërmarrjet publike në vitet 2021-2023, herën e fundit më 17 korrik 2023. Asnjëherë nuk kam marrë përgjigje. Kurrë nuk ka pasur kaq shumë shpenzime për ndërmarrje publike. Ndalja e ‘gjakderdhjes financiare’ ka qenë mashtrim. Transparenca lidhur me shpenzimin e taksave të qytetarëve është obligim kushtetues. Këtij obligimi nuk mund t’i iket. Vjen një ditë kur duhet dorëzuar mandatin tek tjetri”, ka shkruar Hoti në Facebook.