Hoti: Në Klinikën Infektive po trajtohen 8 pacientë me Coronavirus, një në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, tha se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 11 pacientë, prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë, raporton EO.

Hoti tha se nga 8 rastet e infektuara me Coronavirus, 5 pacientë janë në gjendje stabile, ndërsa 1 pacientë është në gjendje më të rëndë.

Mes tjerash, Hoti ka thënë se sot nga Klinika Infektive lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste të tjera priten rezultatet.

Njoftimi i plotë:

RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE

Prishtinë, 21 maj 2020

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.

Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;
• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet.

Të ngjashme