Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.
Hoti ka shkruar në Facebook se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar vendet mike dhe lobuar.
“Në hapje të Konferencës së Sigurisë të Mynihut, ngjarja më e rëndësishme në botë dhe në fushën e sigurisë, me mundësi të jashtëzakonshme për të takuar vendet mike dhe lobuar. Falënderime ambasadorit z.Ischinger për ftesën”, ka shkruar Hoti.
Në këtë konferencë janë duke marrë pjesë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.