Hoti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Unionin Evropian të Shahut

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 10:46 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Unionin Evropian të Shahut, raporton Ekonomia Online.

Hoti së bashku me Federatën e Shahut dhe presidentin e Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaiparshvili, u zotuan për më shumë aktivitete të reja për gjeneratën e re të shahut.

“Sot kemi nënshkruar kontratën e parë të nivelit ndërkombëtarë me Unionin Ndërkombëtar të shahut. E falënderoj shumë presidentin i cili i ka qëndruar besnik fjalëve të tij për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, shpresoj që do kemi edhe shumë ngjarje e bashkëpunime të tilla në të mirë të vendit”, tha Hoti.

Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Shahut, Zurab Azmaiparshvili, tha se shpreson që do sillen pikë të reja për gjeneratën e shahut që të jenë më aktiv në këtë fushë.

“Në këtë projekt shpresojmë që ne do sjellim pikë të reja për gjeneratën e re të shahut, që të jenë më aktiv dhe shteti i Kosovës të ketë një të ardhme më të mirë në këtë drejtim”, tha ai.

E, Nysret Avdiu, kryetar Federatës së Shahut në Kosovë, tha se shpreson që me këtë nënshkrim do tw implementohen edhe shumë projekte të tjera.

“Në emër të federatës dëshiroj t’ju them që ky është momenti më i rëndësishëm për federatën. Me këtë nënshkrim mendoj që është cak i një kryesie dhe besoj që këto do implementohen edhe bashkëpunime të tjera dhe të fuqishme, do të ecim përpara dhe angazhimi im do jetë t’i shtyjmë sa më përpara këto aktivitete”, tha Avdiu.

Të ngjashme