Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka cilësuar degradim marrëveshjen e arritur mbrëmë në Bruksel.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të Asociacionit.
Postimi i tij i plotë:
Çfarë degradimi!
Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të Asociacionit.