Pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kryeministri Avdullah Hoti është nisur për në Prishtinë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka postuar një fotografi me homologun Edi Rama, ku e ka ftuar atë të takohet në Prizren së shpejti.
“Në nisje për Prishtinë, e falënderova Kryeministrin Rama për një mbledhje shumë përmbajtësorë të dy qeverive tona”.
“E pres së shpejti në Prizren për të nisur disa punë të tjera të përbashkëta”.