Hoti: Një politikan normal do të jepte dorëheqje, këta bëjnë padi

Prishtinë | 04 Gus 2023 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri, aktualisht deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë ditës së sotme në organet e drejtësisë janë dorëzuar dy padi, nga dy eksponentë të pushtetit të majtë kundër atyre që i kanë incizuar dhe atyre që i kanë publikuar disa biseda ku përfshihen eksponentët e pushtetit.

Tutje Hoti thotë se kjo është një situatë absurde në një demokraci. “Një politikan normal, që ndjen përgjegjësi publike, do të kishte dhënë dorëheqje derisa të sqaroheshin këto ngjarje nga organet e drejtësisë”, ka shkruar Hoti, në Facebook.

Por, Hoti thotë se nuk pret që “këta demadogë” të marrin përgjegjësi. “Sepse këta janë të njëjtit që e mbajnë në detyrë një ambasador që potencialisht mund të akuzohet për skandal milionësh, ndaj të cilit është kryer edhe hetim parlamentar”.

Postimi i plotë:

Dy padi janë dorëzuar sot në organet e drejtësisë nga dy eksponentë të pushtetit të majtë kundër atyre që potencialisht i kanë incizuar dhe atyre që i kanë publikuar disa biseda ku përfshihen këta eksponentë të pushtetit. Paradoksalisht, me aq sa u publikua në media, asnjëra padi nuk ka të bëjë kundër atyre që thuhen në incizime.

Kjo është situata absurde në një demokraci. Një politikan normal, që ndjen përgjegjësi publike, do të kishte dhënë dorëheqje derisa të sqaroheshin këto ngjarje nga organet e drejtësisë.

Sigurisht se nuk pres nga këta demagogë të marrin ndonjë përgjegjësi. Sepse këta janë të njëjtit që e mbajnë në detyrë një ambasador që potencialisht mund të akuzohet për skandal milionësh, ndaj të cilit është kryer edhe hetim parlamentar.

Këta janë të njëjtit që nuk e shkarkojnë kryeshefin e KEK-ut, por e mbajnë të suspenduar dhe e paguajnë pagë mbi 1500 euro në muaj, edhe pse me sa di ai është në paraburgim.

Të ngjashme