Hoti: Numri i vetëm që ka rëndësi është ai i LDK-së, të tjerët i përcaktojnë qytetarët

Prishtinë | 12 Maj 2026 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar indirekt raportimet se ai është lënë jashtë top 10-shes në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Hoti në një postim në Facebook, duke publikuar një foto të logos së LDK-së.

“Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët. I juaji, Avdullah Hoti ✌️“, shtoi ai.

Sot në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

Të ngjashme