Pak pasi Kryeministri Albin Kurti njoftoi se sot është takuar me përfaqësues të bankave komerciale dhe me ta është pajtuar të mos ndëshkohen biznesët për vonesa të kësteve kreditore, Zëvendëskryeministri tregon se Banka Qendrore tanimë ka vepruar ashtu sic ka diskutuar me përfaqësuesit e saj.
Kryeministri Kurti ka takuar sot përfaqësuesit e bankave qendrore e një nga pikat për të cilat thotë se dikutoi me ta është cështja e kredive të biznesëve, të ardhurat e të cilave prekën nga gjendja e krijuar nga shpërdarja e virusit covid-19. Kurti shkroi që me përfaqësuesit e bankave u darkorduan që biznesët që vonojnë pagesëve e këstëve të kredive, të mos ndëshkohen me kamatë të vonëses.
Hoti ndërkaq ka falëndëruar Guvernatorin dhe Kryetarim e Bordit të BQK’së që tashmë kanë marrë masat e nevojshme. Sipas këtyre masave, biznesëve dhe indivdëve u mundësohet pezullimi i pagesës së kredisë nga sot deri në fund të prillit, por rastet trajtohen veçmas.
“Banka Qendrore e Kosovës tanimë ka marrë masat e nevojshme siç i kemi diskutuar me Guvernatorin Mehmeti dhe Kryetarin e Bordit Mrasori, të cilët i falënderoj për reagimin e shpejtë. Vendimi i BQK-së ju mundësohet bizneseve dhe individëve pezullimin e pagesave të kësteve të kredisë nga 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020. Pezullimet e pagesave të kësteve të kredisë do të shqyrtohen për të gjitha rastet veç e veç me qëllimin që sektori bankar t’i ndihmoj klientëve të tyre në tejkalimin e situatës së krijuar”, ka shkruar Hoti.
Ai në fund e ka pëmendur edhe takimin e Kurtit me përfaqësuesit e bankave komericale.
“Sistemi financiar në Kosovë është dhe do të vazhdojë të jetë plotësisht funksional. Sot Kryeministri ka takuar edhe bankat komerciale që operojnë në Kosovës”.