Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar lidhur me propozimin e kryeparlementares, Vjosa Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosjes për një Qeveri gjithëpërfshirëse me kryeministër Murat Jasharin, raporton Ekonomia Online.
Hoti këto komete i bëri në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, pasi bëri homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ai tha se emri i tij është simbol i kësaj familje dhe s’ka njeri në Kosovë që nuk e respekton.
“Murat Jashari është simbol i kësaj familje. Kanë ndodhur disa procese tjera kushtetuese e demokratike dhe do të bashkëpunojmë më të gjithë pavarësisht dallimeve tjera në interes të qytetarëve”.
Hoti ka premtuar kujdesin për kompleksin memorial të familjes Jashari.