Hoti për rritjen e pensioneve: Pse nuk u rritën para dy viteve kur inflacioni ishte në kulm

Prishtinë | 07 Tet 2024 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se pse kjo rritje nga Qeveria Kurti erdhi pas katër viteve, e jo në kohën kur Kosova ishte në inflacion gjatë vitit 2022-2023.

“Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit. Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër.”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme