Hoti për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme: Nuk hezitoj nëse personeli shëndetësor më rekomandon

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka folur edhe për 4 vdekjet e dyshimta që ndodhën mbrëmë në Kliniken Infektive në QKUK, teksa ka thënë se nëse ka pasur lëshime atëherë organet kompetente do të merren me këto raste.

“Nëse ka pasur lëshime atëherë janë organet kompetente. Unë e di qe stafi shëndetësor po e bënë maksimumin aty dhe organet përkatëse do të shohin nëse ka pasur lëshime”, ka thënë Hoti për vdekjet në e mbrëmshme në Klinikën Infektive.

Por se a do të jep Zemaj dorëheqje, shefi i ekzekutivit ka thënë se është duke u bërë maksimumi për tu përballur me pandeminë.

Hoti mes tjerash ka thënë se do të zbatojnë ligjin në fuqi për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe për të shqiptuar gjoba për qytetarët dhe bizneset që nuk i respektojnë masat.

“Do të zbatojnë ligjin në fuqi për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse ndaj qytetarëve dhe bizneseve që nuk respektojnë ligjin. Në atë moment personeli shëndetësor më siguron mua që duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme atëherë unë nuk do të hezitoj”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme