Hoti për vdekjen e 26-vjeçarit: Nuk përligjen gabimet e mundshme, neglizhenca e joprofesionalizmi

| 04 Maj 2020 | 14:56 | Nga

I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka reaguar sot pas vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ai ka thënë që kjo është një humbje e madhe si për familjen ashtu edhe për qytetarët.

“Përfundimi tragjik i nje te riu, i sapokthyer nga studimet në Gjermani, është dhembje e madhe për familjen dhe për secilin prej nesh. Si qytetar dhe si prind, i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, atyre që e kanë njohur dhe qytetarëve të Gjilanit”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka hedhur dyshime që ky rast ka mundur të ndodhë si pasojë e neglizhencës dhe joprofesionalizimit.

“Në këto momente duhet te jemi te kujdesshëm e te durueshëm ne kerkim te përgjigjes se si na ndodhi e gjithë kjo. Karantinimi eshte përdorur dhe po përdoret për te parandaluar shpërndarjen e virusit. Por, pa dashur te paragjykoj asgjë, kjo nuk përligj gabimet e mundshme, neglizhencën e joprofesionalizmin. Te gjithe jemi te zemruar, por zemerimi nuk na ndihmon ta gjejme te verteten. Na duhet durim dhe veprim profesional e gjitheperfshires i organeve te ligjit per te zbardhur rastin dhe per te qene te pergjegjshem para familjes se te ndjerit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Të ngjashme