Hoti për videon e publikuar nga LVV: Fundi i çdo lloj fazhizmi dihet

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovë, Avdulla Hoti ka reaguar përmes një postimi në facebook për videon e publikaun nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se sjellja e partisë me video montazhe është fashizëm politik vetëm për faktin se i përket një grupi tjetër politik.

”Sjellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik — urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik. Fundi i çdo lloj fazhizmi dihet.Në kohën kur duhet punuar në krijimin e unitetit politik për sfidat që na presin, këta duan t’i ikin përgjegjësisë. Në kohën kur delegacioni i lartë i partnerëve kryesorë të Kosovës zbarkon në Prishtinë, me të cilët duhet të ulen e të dakordohen të gjitha partitë politike, këta të pabesë nxisin urrejtje politike dhe pamundësojnë koordinimin e nevojshëm politik.Propaganda shpifëse dhe mashtrimi nuk po kryjnë punë më. Fundin e keni prekur tashmë”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme