Hoti: Përveç VV-së dhe PSD-së, ftesë për mocionin edhe partive tjera

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 12:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë për Ekonimia Online, se partia e tij përveç PSD-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilëve iu është bërë ftesa për një veprim të përbashkët për të nisur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, ata do t’i bëjnë një ftesë të njëjtë edhe partive të tjera.

Ai këtë veprim e arsyeton me faktin se “Qeveria Haradinaj ka humbur legjitimitetin e saj e sidomos pas zhvillimeve të fundit”.

“Unë besoj që kryetari Mustafa në ditët në vijim do të takojë kryetarin e LVV dhe kryetarin e PSD dhe do të bëjmë ftesë edhe për partitë tjera në Kuvendin e Kosovës për të bërë numrin e nevojshëm për të cuar përpara mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Kjo qeveri ka kohë që ka humbur legjitimitetin, në vecanti pas zhvillimeve të fundit, nuk ka asnjë kuptim të vazhdohet më tutje”.

Hoti u shpreh se deputetët duhet ti bashkohen kësaj nisme për ti dhënë vend një qeverie kredibile e cila punon në interes të Kushtetutës.

“Unë besoj se të gjithë ata përfaqësues të qytetarëve ata deputetë që janë racional që punojnë në interes të shtetit të Kosovës do t’i bashkohen kësaj nisme për t’i dhënë vend një qeverie kredibile, që ka besueshmëri dhe që punon sipas kushtetutës. Kjo është kauzë që shkon përtej agjendave dhe interesave të ngushta politike, është agjendë shtetërore për të pasur institucione kredibile që respektojnë kushtetutën dhe kanë parasysh interesin shtetëror”, tha Hoti.

Të ngjashme