Hoti prezantoi planin për lidhjen hekurudhore Prishtinë- Durrës

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, prezantoi të hënën projektin e tij për lidhjen hekurudhore Prishtinë- Durrës, modernizimin e hekurudhës për Shkup dhe lidhjen hekurudhore drejt kufirit verior në Leshak.

“Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit që kam nënshkruar me presidentin Trump, Kosova do të përfitojë fonde në vlerë prej 1 miliard euro investime. Do ta realizojmë ëndrrën shekullore për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Durrës, do ta modernizojmë hekurudhën për Shkup dhe hekurudhën për Leshak”, tha kryeministri Hoti, gjatë një takimi zgjedhor me banorët e Fushë Kosovës.

Hoti tha se partnerët ndërkombëtarë i besojnë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sa herë që ajo është në krye të qeverisë, nënshkruhen marrëveshje historike për Kosovën.

Hoti tha se komuna e Fushë Kosovës do të përfitojë nga programi i LDK-së për qeverisje në katër vitet e ardhshme, i cili është i fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, zhvillimin e teknologjisë së informacionit, si bazament për krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme