Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se prokurimi publik nuk ka pasur asnjë avancim gjatë vitit 2023.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë vitit që po e lëmë pas prokurimi publik është karakterizuar me bllokadë në shqyrtimin e lëndëve, tejkalim të afateve ligjore në shqyrtim të lëndëve, diskriminim ndaj operatorëve, ndryshim joligjor të rregullores së punës dhe mungesë transparence në shqyrtimin e ankesave.
Postimi i plotë:
Asnjë avancim në prokurimin publik gjatë vitit 2023.
Përkundrazi, prokurimi publik është karakterizuar me bllokadë në shqyrtimin e lëndëve, tejkalim të afateve ligjore në shqyrtim të lëndëve, diskriminim ndaj operatorëve, ndryshim joligjor të rregullores së punës dhe mungesë transparence në shqyrtimin e ankesave.
Dhjetë vërejtjet kryesore nga monitorimi i punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit gjatë vitit 2023 janë si në vijim:
Në OShP janë deponuar 748 ankesa nga operatorët, por vetëm 23% e tyre janë zgjidhur brenda afatit ligjor.
Për 116 ankesa, ka skaduar afati ligjor për shqyrtim.
Koha mesatare e zgjidhjes së ankesave është rritur nga 55 ditë, sa ka qenë më herët, në 63 ditë për vlerën e lëndëve të ankesave deri në 300,000.00 euro.
OShP përdorë standarde të dyfishta të shqyrtimit të ankesave, pasi Bordi kishte vendosur që të mos trajtoheshin ankesat të cilave u kishte skaduar afati ligjor për shqyrtim, ndërkaq sot pjesa dërrmuese e vendimeve janë të nxjerra jashtë afatit ligjor.
Për një kohë të caktuar nuk ka funksionuar Bordi i OShP-së, duke dëmtuar të drejtat e operatorëve dhe bllokuar investimet publike.